Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Liberale
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 31-vjeçarin me inicialet L.B., pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Sipas policisë, 31 vjeçari, banues në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”

"Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVPElbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: -L. B., 31 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës””, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve, ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin qershor të vitit 2021, gjatë kontrollit të  territorit, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa, të cilët dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi L. B., në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 u arrestuan në flagrancë dhe 1 u shpall në kërkim.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH