Kronikë

Po punonte në një kompleks pallatesh, bie aksidentalisht nga lartësia 60-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Po punonte në një kompleks pallatesh, bie aksidentalisht nga

Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia, teksa ishte duke punuar në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kristo Luarasi”, ndërsa shtetasi me iniciale B.B, ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi B. B., 60 vjeç.

Si pasojë 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH