Aktualitet

Ish-kampionia e peshëngritjes jep dorëheqjen nga policia, pas një aksioni: I iku “i forti” i Vlorës nga duart!

Shkruar nga Liberale
Ish-kampionia e peshëngritjes jep dorëheqjen nga policia, pas një

Fetie Kasaj, ish-peshëngritëse e njohur, është larguar nga radhët e policisë. Prej disa kohësh ajo ishte punësuar në Vlorë me strukturën e forcave “Shqiponja”, por një incident i ndodhur disa javë më parë ka vulosur vendimin për t’u larguar.

Më 23 shkurt Kasaj ishte në shërbim me grupin e efektivëve që nuk arritën të shoqërojnë në komisariat një person të ndaluar.

Në lagjen “Pavarësia” trupa mori urdhër për ta ndjekur një makinë që kryente manovra të rrezikshme. E ndaloi dhe shoqëroi një person. Por dyshimet janë se ndërhynë personat e tjerë që ishin në makinë duke e shpëtuar. Më pas në aksion u vendos FNSH.

Hetimi nisi dhe dëshmitë ishte kontradiktore. Saktësisht se çfarë ka ndodhur ende nuk dihet, por mësohet se Fetije Kasaj u largua pas kësaj ngjarjeje nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH