Showbiz

Ish-deputetja serbe: Çdokush duhet të krenohet me Dua Lipën

Shkruar nga Liberale

Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç përmes një postimi në Twitter është shprehur se çdokush duhet të krenohet me suksesin e Dua Lipës, qoftë shqiptar apo serb.

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj vajze. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të na bashkojë, e jo të na ndajë”, ka shkruar ish-deputetja.

Ky reagim i saj vjen pasi Dua theu rekord duke u cilësuar si një nga artistet që ka shitur më shumë regjistrime në të gjitha kohërat. Që nga debutimi i saj i parë në 2015-tën, artistja shqiptare ka shitur 153 milionë regjistrime në mbarë botën.

Në mars të këtij viti, Lipa publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i cili renditet në vendin e parë në pjesën më të madhe të listave si albumi më i mirë deri më tani për këtë vit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH