Aktualitet

Ish-deputeti socialist diplomat në SHBA, emrat e Ambasadorëve të rinj, Presidenti Begaj dekreton propozimet e Ramës

Shkruar nga Liberale
Ish-deputeti socialist diplomat në SHBA, emrat e Ambasadorëve të

Ashtu siç ishtev paralajmëruar ish-deputeti socialist Ervin Bushati emërohet ambasador i Shqipërisë në SHBA, kurse Aidsa Sakqi në Gjermani.

Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

Lirohet me Dekret nr. 103 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

Lirohet me Dekret nr. 104 datë 10.7.2023 z. Artur Kuko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

Lirohet me Dekret nr. 105 datë 10.7.2023 z. Kastriot Robo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Lirohet me Dekret nr. 106 datë 10.7.2023 znj. Floreta Faber nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

Lirohet me Dekret nr. 107 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË), jorezident.

Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.

Emërohet me Dekret nr. 109 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.

Emërohet me Dekret nr. 110 datë 10.7.2023 znj. Blerta Kadzadej, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Emërohet me Dekret nr. 111 datë 10.7.2023 z. Ervin Bushati Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.

Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH