Kompania Apple ka konfirmuar se, do të heqë karikuesin me fishë në iPhone-ët e saj. Kjo ka ndodhur pasi, rregullatorët evropianë vendosën që të gjithë smartphone-t të kenë karikim me USB, si standard brenda dy viteve. Rregullat e reja të BE-së kërkojnë, që të gjithë telefonat e shitur pas vjeshtës së vitit 2024 të përdorin lidhësin USB-C për karikim.
Prizat në formë ovale janë tashmë standarde në pajisjet e tjera elektronike si lexuesit elektronikë, laptop-ët dhe shumica dërrmuese e telefonave të rinj Android. Apple ka kaluar tashmë një pjesë të madhe të linjës së saj të produkteve në standardin, i cili mund të dërgojë deri në 240 ë energji dhe 40 Gbps të dhënash përmes të njëjtit kabllo.
Ky ligj i cili ka favore në mjedis ka rreth 10 vjet që është në përgatitje. Ligji është miratuar në fillim të kësaj jave nga vendet e BE-së dhe synon si uljen e prodhimit të karikuesve për çdo telefon, ashtu edhe gjithë punën për asgjësimin e tyre. /Liberale.al