I ashpër ka qenë në fjalimin e tij kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaroi që drejtësia shqiptare duhet të kapë ‘kokën’ e aferës më të madhe korruptive, siç është skandali i inceneratorëve.
Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se vetëm një prej abuzuesve është pas hekurave, duke kujtuar kështu arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka.
“Se di se ndoshta i keni rregulluat ato rregulla, kur ishit gjysma gjel e gjysmat pulë. Zonja kryetare mos u kompleksoni nga ajo që tu tha këtu. Nuk mund të jetë rregulloja më me rëndësi se sa fjala e opozitës. Aq kohë sa më japim, mos kujtoni se nuk do e marr. Pavarësisht prej rendit të ditës që është procedura e kësaj salle, kjo sallë është konvenuar në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve.. Këto poste që marrin paratë e shqiptarëve, janë uzurpuar. Arsyeja e vetme që jemi këtu është që t’i japim një shans legjitimitetin. Ndaj harroheni që të mos të ja jepni të drejtën e fjalës. Nëse zonja e pa të arsyeshme se kjo kohë duhet të zgjaste 10 minuta dhe se duhet të ishte 8 minuta, këto janë gjera që mund t’i diskutoni. Sa herë që opozitës i jepet fjala pe të mbrojtur interesit e njerëzve ne jemi këtu për të mbrojtur interesin e tyre. Është prangosur njëri prej jush, gjysma tjetër, një pjesa janë këtu, apo janë fshehur qosheve, apo kanë shkuar te dhoma e mallit, qëndrojini procedurës. Demokracia e vërtetë ka nevojë për procedurë. Këtu jemi në procedurën e iniceneratorëve. Kur do të veprojë drejtësia mbi kokën e vërtetë dhe jo bishtit.”, tha Basha.