
Ditën e sotme do të zhvillohet në fshatin Bularat ceremonia përkujtimore për 1-vjetorin e humbjes së jetës të ekstremistit grek, Kostandin Kacifas. Të afërmit e të ndjerit kanë mbërritur në vazrreza .
Njëri prej tyre ju ka kërkuar mediave shqiptare të largohen, duke lejuar vetëm mediat greke të jenë të pranishme.
“Nuk ju duam. Nuk na doni ju, nuk ju duam edhe ne. Pse e vratë djalin? Na thoni pse e keni vrarë djalin? Pse po vini këtu? Ikni qërohuni!” u shpreh ai në gjuhën shqipe./Gazeta Liberale