Përplasja në Los Angeles la të vdekur 6 persona, mes të cilëve një grua shtatzënë dhe një të mitur.
Është identifikuar shoferja e Mercedes-Benz-it, e cila shkaktoi aksidentin me shumë makina, në një kryqëzim të Los Anxhelosit, që la gjashtë persona të vdekur.
Policia si shkaktare të aksidentit identifikoi infermieren 37-vjeçare Nicole Lorraine Linton.
Linton pësoi lëndime por pa rrezik për jetën në përplasje, dhe u dërgua në paraburgim, me dyshimin për vrasje me automjetin e saj, nga pakujdesia e rëndë.
Prokurorët thanë se mund ta hetojnë rastin sa më shpejt, deri të hënën, dhe do të vendosin nëse do të ngrenë kallëzim penal ndaj saj.
Sipas Fox, Linton është një infermiere në Qendrën Mjekësore të “Kaiser Permanente” në Los Anxhelos.
https://videos.dailymail.co.uk/preview/mol/2022/08/05/461924119598681812/636x382_MP4_461924119598681812.mp4
Ajo po udhëtonte me mbi 130 km në orë kur ndodhi aksidenti dhe u fut me semafor të kuq.
Policia po heton nëse Linton kishte ndonjë urgjencë apo po e drejtonte makinën nën ndikimin e drogës ose alkoolit.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes në zonën Windsor Hills i thanë Fox News se përplasja shkaktoi një shpërthim masiv që u duk si një bombë.
Lule dhe qirinj janë lënë në një kryqëzim pas përplasjes që përfshiu deri në gjashtë makina pranë një pike karburanti.
Një grua shtatzënë, 23-vjeçarja Asherey Ryan, dhe fëmija i saj i palindur si dhe një djal i mitur thuhet se u vranë në aksident.
Shtatë të tjerë u shtruan në spital, pasi mbetën të plagosur.
Të plagosurit e kanë kaluar rrezikun për jetën, mes tyre një grua 33-vjeçare dhe gjashtë fëmijë të moshave nga 1 deri në 15 vjeç.
Prokuroria e Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascón, shkroi në një deklaratë të shpërndarë në Twitter se një prokuror ishte caktuar dhe do të punonte me zbatimin e ligjit gjatë gjithë fundjavës.
Tragjedia ka tronditur në të gjithë Los Anxhelosin. /Liberale.al/