Aktualitet

I vuri zjarrin pyllit për të hapur kullota, arrestohet i riu në Fier

Shkruar nga Liberale
I vuri zjarrin pyllit për të hapur kullota, arrestohet i riu në

28-vjeçari Klevis Zyka është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për vënjen e zjarrit me qëllim për të hapur kullota, duke djegur një sipërfaqe të madhe pyjesh të fshatit Peshtan.

"Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pyllin e këtij fshati dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me shkurre dhe pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”- thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH