Një sherr në familje për pak sa nuk përfundoi në tragjedi këtë mërkurë në Elbasan.
Një 25-vjeçar hodhi benzinë në banesën e tij dhe i vuri flakën, pas një sherri që pati me familjarët e tij. Zjarri nuk përfshiu vetëm shtëpinë e tij, por edhe atë të fqinjit.
Sipas Tv Klan, si pasojë e flakëve u asfiksuan disa persona.
Policia mësohet se ka arrestuar 25-vjeçarin, ndërsa dyshimet janë se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.