Aktualitet

I ‘programuar’ 4 vite më parë, Ilir Toska zgjidhet me 13 vota anëtar i Kushtetueses

Shkruar nga Liberale
I ‘programuar’ 4 vite më parë, Ilir Toska zgjidhet me 13

Ilir Toska është zgjedhur sot anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë Toska është zgjedhur me 13 vota nga 9 vota që i duheshin gjithsej.

Toska do të zëvendësojë në kushtetuese gjyqtarin Gani Dizdari.

Ilir Toska, ish-gjyqtari i Apelit Tiranës, ishte nga të parët që kaloi me sukses procesin e vetting-ut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për Toskën, që në verën e vitit 2018, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Gjyqtari Toska u shqyrtua me përparësi për shkak të kandidaturës së tij për Këshillin e Lartë Gjyqësore. Në seancën dëgjimore të zhvilluar asokohe, sipas KPK, gjyqtari Toska ishte vlerësuar pozitivisht sa i përkiste justifikimit të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Sipas komisionit, Toska gëzonte vetëm një pasuri të patundshme, një apartament të blerë 50 mijë euro në Tiranë. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH