Aktualitet

I preu kokën fqinjit, familjarët e viktimës: Autori po del nga burgu

Shkruar nga Liberale
I preu kokën fqinjit, familjarët e viktimës: Autori po del nga

Familjarët e Nesim Hoxhës, i cili u vra nga Alban Voda para dy vitesh, shprehen se gjyqtari i Gjykatës së Përmetit Dritan Hasani, në bashkëpunim me Prokurorinë Përmet si dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore Tiranë, po përgatiten për të nxjerrë nga burgu autorin.

Sipas familjarëve, zyrtarët e drejtësisë po përgatisin një raport mjekësor për autorin, ku përpiqen ta nxjerrin me probleme mendore.

Vëllai i viktimës Shyqyri Hoxha kërkon nga Ministria e Drejtësisë dhe organizmat shtetërore, parandalimin e këtij skandali në të kundërt do të shkohet drejt vetgjyqësisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 mars 2017, ku ish-komando Alban Voda  vrau duke i prerë kokën 66 vjecarit Nesim Hoxha në fshatin Ujëmirë në Bashkinë Këlcyrë./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH