Nje 55-vjeçar, banor i zonës së Lunxhërisë në Gjirokastër humbi jetën në një aksident, ndërsa e ka zënë poshtë zetori, të cilin po e drejtonte në një sipërfaqe bujqësore.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Karjan. 55-vjeçari nuk ka mundur dot t’i mbijetojë dëmtimeve të marra nga përmbysja e mjetit bujqësor me të cilin po punonte tokën.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjet e plota të rrethanave të aksidentit.