Globi

I ndaloi për të kontrolluar dokumentet por u zbuloi kokainë, arrestohen 2 shqiptarë

Shkruar nga Liberale
I ndaloi për të kontrolluar dokumentet por u zbuloi kokainë,

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar gjatë kontrollit në lidhje me dokumentet por gjatë këtij kontrolli në makinë iu gjetën edhe 12 gramë kokainë.

Ai ishte në makinë me një shqiptar tjetër në parkingun pranë parkut Miralfiore, në anë të Via Solferino në Pesaro.

Policia iu afrua makinës dhe u kërkoi të dyve dokumente, dhe më pas ai vendosi të kontrollonte mjetin dhe zbuloi kokainën.

Por gjatë kontrollit në shtëpi policia i gjeti dhe 7 gramë të tjera kokainë, një peshore dhe 500 euro që mendohet se i kishte përfituar nga shitja e drogës.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH