Kronikë

I mituri shqiptar nxirret pa ndjenja nga deti, përfundon në intubim

Shkruar nga Liberale
I mituri shqiptar nxirret pa ndjenja nga deti, përfundon në intubim

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi, ku një 12-vjeçar shqiptar u nxor nga deti pa ndjenja. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Georgioupolis. Media helene raportojnë se shqiptari është shtruar në spitalin universitar të Heraklion.

Sipas ERT, komandanti i PAGNI-t, Giorgos Chalkiadakis, gjendja klinike e fëmijës është shumë e rëndë dhe nga analizat e kryera rezultoi se ai ka vdekur truri. Prindërit e fëmijës nga Shqipëria janë njoftuar për zhvillimet, por ende shpresojnë për një mrekulli deri në momentin e fundit.

Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së dielës në datë 9 korrik kur fëmija 12-vjeçar u tërhoq nga një roje plazhi pa ndjenja në plazhin e Georgioupoli. Djali u dërgua me ambulancë në spitalin e Rethymnon, ku mjekët e intubuan dhe vendosën që ai të transferohej urgjentisht në spitalin që trajtohet sot. Ende nuk ka një përgjigje nga spitali për 12-vjeçarin, ndërsa shprehen se gjendja e tij është shumë e rëndë, ndërsa është i intubuar.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH