Aktualitet

Hyri nga Shkodra, kapet në Mal të Zi kamioni me lëndë narkotike

Shkruar nga Liberale
Hyri nga Shkodra, kapet në Mal të Zi kamioni me lëndë

Policia në Malin e Zi ka kapur një kamion, brenda të cilit, autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi, kanë gjetur një sasi lënde narkotike kanabis.

“Nga veprimet e para hetimore të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër”, tha policia.

Grupi hetimor i ngritur në policinë e shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH