Aktualitet

Humbën kontaktet, gjenden 2 turistët në Valbonë

Shkruar nga Liberale
Humbën kontaktet, gjenden 2 turistët në Valbonë

Prefekti i Kukësit, Zenel Kucana, ka bërë të ditur se dy turistët e humbur prej mbrëmjes së të enjtes janë gjetur dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Pasi u informua se dy turistët, një nga Suedia dhe një nga Rusia, kishin humbur kontaktet, policia e Tropojës nisi kërkimet mbrëmjen e së enjtes.

Dy turistët nga Suedia dhe Rusia u gjetën në vendin e quajtur Lugu i Valit, në gjendje të mirë shëndetësore.

Aktualisht ndodhen në shoqërimin e punonjësve të Policisë, të cilët po i shoqërojnë drejt automjetit të tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH