Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, u shpreh se fajtor për tragjedinë e Klosit, është e gjithë shoqëria.
Ai kërkoi reflektimin e të gjithëve. - “Të gjithë jemi fajtorë, një histori që nis në bankat e shkollës dhe përfundon në kasaphanë. Fajtor është varfëria e thellë, gjendja e degradimit që rinia kalon ditën nëpër klube, pas alkoolit apo pas hashashit. Fajtor është depresioni”.
“Nga kjo sallë e kam thënë, mos i trajtoni me shpërfillje profesorët se në duart e tyre kemi të ardhmen, dhe ja ç’ndodhi. Fajtor jemi të gjithë, kjo shoqëri që e turrur pas politikës, pushtetit harron”, theksoi Kreshnik Çollaku.
Sipas tij, ngjarja e Klosit është një apel për të gjithë, për t’i thirrur mendjes.
“Zgjidhja e shpejtë, është kriminale. Viktimat dje kanë qenë ata njerëz në Klos. Është koha për të menduar e reflektuar thellë të gjithë. Duhet të ndryshojmë, të mbështesim dijen, duhet larguar nga kriminaliteti ky vend” - u shpreh Çollaku.