Aktualitet

Hidrocentral për Kosovën në territorin e Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
Hidrocentral për Kosovën në territorin e Shqipërisë

Shqipëria do të lejojë ndërtimin e një hidrocentrali në territorin e saj, i cili do të prodhojë energji për Kosovën.

Hidrocentrali synon të rritë sigurinë energjetike në Kosovë, e cila 90% të burimeve të energjisë i ka nga qymyri, ndërsa 90% e prodhimit të energjisë në vendin tonë është nga uji.

Burime zyrtare për televizionin Klan thanë se projekti i ndërtimit të një hidrocentrali për vendin fqinj do të zyrtarizohet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në mes të këtij muaji.

Mbledhja në qytetin e Shkodrës së kabintetit Rama – Hoti do t’i hapë rrugë po ashtu edhe firmosjes së marrëveshjes për nisjen e studimit të fizibilitetit për ndërtimin e një linje hekurudhore Tiranë – Prishtinë.

Ky projekt vjen disa muaj pasi pala kosovare ka firmosur një marrëveshje të ngjashme për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Beograd.

Një pikë tjetër dikutimesh do të jetë edhe funksionimi i pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Po ashtu, pjesë e marrëveshjeve që do të firmosen janë edhe njohja e përbashkët e çertifikatave të produkteve bujqësore, diplomave dhe lejeve të punës.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH