Aktualitet

Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë së Lirisë, Meta: Referendumi, prioriteti ynë

Shkruar nga Liberale
Haxhinasto prezantohet si koordinator i Programit politik të Partisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot në një konferencë për mediat, se prioriteti i kësaj force politike është referendumi.

Meta tha se referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shteti padrejtësisht.

“Besoj se është shumë i qartë mesazhi që solli domosdoshmërinë e kësaj force të re politike, dhe gjithashtu edhe tre prioritetet kryesore, referendum, referendum, referendum, sepse referendumi do të jetë triumfi i qytetarëve mbi kapjen e shtetit padrejtësisht, që nga bërja e vendit me kushtetutë e në vijimësi duke e shkatërruar e mos respektuar atë në mënyrë të qëllimshme për të qenë sot në këtë situatë. Dita e praktikimit të referendumit do jetë shumë e afërt, dita kjo që do jetë dita e ndarjes një herë e përgjithmonë me sundimin e pakicës së pakicës. Në këtë vend kemi problem jo vetëm legjitimiteti, por dhe te kjo pakicë vendimet merren nga një pakicë fare e vogël. Pakica pak e madhe janë mish për top, siç ishin patronazhistët”, tha Meta.

Më pas kryetari i Partisë së Lirisë prezantoi Edmond Haxhinaston si koordinator të kësaj force politike për Programin Politik.

Duke folur në daljen e tij të parë publike, Haxhinasto tha se objektivi kryesor i PL-së është rikthimi i referendumeve, si e vetmja mënyrë që qytetarët të kthejnë besimin te politika.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH