Duke nisur nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024. Ky proces i aplikimit do të kryhet online përmes e-Albania.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe një video në ‘Facebook’, ku tregohen hapat se si kryhet aplikimi në faqen e-Albania.
“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama.