Aktualitet

Hakerat rus vënë në shënjestër aeroportet amerikane

Shkruar nga Liberale
Hakerat rus vënë në shënjestër aeroportet amerikane

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se sulmi i kësaj jave ndaj të paktën 14 faqeve të internetit të aeroporteve të SHBA-së, përfshirë ato në Los Angeles dhe Çikago, duket të jetë vepër e një grupi rus të hakerëve.

Sulmi me qëllim pamundësimin e shërbimeve u bë ndaj faqeve të internetit të 14 aeroporteve amerikane, duke i përmbytur ato me trafik në përpjekje për t’i mbyllur ose për ta bërë të vështirë përdorimin e tyre.

Sulmi sipas ekspertëve u krye nga grupi rus i hakerëve “Killnet”, i cili ka dhjetëra mijëra ndjekës në kanalet e saj në “Telegram”, një platformë që përdoret shumë në Rusi dhe në Ukrainë.

Hakerët rusë po hakmerren ndaj sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, të cilat i quajnë vepër agresioni.

“Ata kanë pohuar se çdo grup që është në anën e Ukrainës ose që ofron mbështetje për Ukrainën, po kontribuon në këtë agresion kundër Rusisë. Kjo është arsyeja pse ata po kryejnë këto sulme kibernetike. Më kujtohet në maj të vitit 2022, “Killnet” i shpalli luftë zyrtarisht 10 vendeve, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë”, thotë analisti i Inteligjencës së Kërcënimeve kibernetike, Ivan Righi.

“Killnet” po bën luftën kibernetike, ndërsa lufta fizike vazhdon. Më 8 tetor, një shpërthim dëmtoi urën që e lidh Rusinë dhe gadishullin e pushtuar të Krimesë./VOA

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH