Aktualitet

Hajdari dhe Shabani prezantojnë partinë “Thurje”

Shkruar nga Liberale
Hajdari dhe Shabani prezantojnë partinë “Thurje”

Deputetja Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të “Thurjes” kanë bërë mbrëmjen e kësaj të shtune një prezantim të partisë dhe të ideve të këtij grupi.

Së bashku me drejtuesin e nismës “Thurje”, Endri Shabani ajo ka bërë një ftesë për bashkim ndaj çdo shqiptari që ndien për tu shkëputur përfundimisht nga kjo klasë politike.

"Shqipëria nuk është aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara. Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro, shpresa është në këtë sallë sot. Shpresa është te bashkimi sot. Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Ndaj po ju shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot”, tha Hajdari.

Endri Shabani gjatë prezantimit të ideve të kësaj partie ka thënë se ka ardhur koha që t’i kthehet legjitimiteti parlmentit, duke larguar çdo kriminel që na qeveris për të zëvendësuar me pedagogë.

“Çdo kriminel që qeveris sot në parlametnt ta zëvendësojmë me një pedagog të aftë. Që të kemi një parlament që është i mbushur me njerëz të lirë dhe të aftë. Duam ti rikthejmë legjitimitetin parlmentit. Se nuk jemi ne ata që mendojmë se Shqipëria nuk bëhet, ne mendojmë se Shqipëria bëhet nëse bëhen bashkë shqiptarët e ndershëm”,  tha Shabani.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH