Një 25-vjeçare ka goditur me thikë bashkëshortin e saj në Paskuqan. Policia thotë se sherri mes çiftit ka lindur për motive të çastit. I plagosuri është transportuar në spital dhe po mbahet nën mbikëqyrje të mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.