Aktualitet

Grabitet me armë farmacia në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Grabitet me armë farmacia në Tiranë

Një farmaci në qendër të Tiranës është grabitur me armë këtë mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Sami Frashëri”.

Një person i armatosur ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

​Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH