Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, dukë i dhënë fund aventurës së tij të grabitjeve. Ai maskohej me kapele ose paruke, syze dielli dhe me një maskë kirurgjikale, si dhe vishte një jelek portokalli, të ngjashëm me ato të punonjësve të bashkisë, për të vështirësuar identifikimin e tij kur largohej në turmë. Pasi detyronte menaxherët, të hapnin dyert e sigurisë, ai kryente grabitjen dhe zhdukej në turma, ndërsa paratë i “luante” më pas në ruletën elektronike.
Nga hetimet paraprake të deritanishme janë evidentuar 11 raste të grabitjeve në Nea Smyrni, Neo Kosmos, Dafni, Pagrati, Petralona dhe Moschato, nga të cilat, tetë në degë bankash dhe tre në kazino.
Oficerët e policisë së Departamentit të Grabitjeve të Sigurisë së Atikës po studionin videot e shtatorit 2021 dhe e panë atë teksa hynte në banka, me kapele ose paruke, syze dielli dhe një maskë kirurgjikale për koronavirusin.
Shqiptari në një video mbante në dorë një armë të cilën, siç raportohet, ia ka dërguar familjes së tij në Shqipëri si dhe një shumë prej 76,548 mijë euro që ishte plaçka totale që grabiti.
Shqiptari u arrestua së bashku me një bullgar 22-vjeçar, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grabitje, ndërsa roli i tij kryesor ishte transportimi i grabitësit.
42-vjeçari, i cili u arrestua në një hotel në qendër të Athinës, është arrndaluarmë parë për shkelje të ligjeve të drogës, falsifikim dhe arratisje nga burgu, ndërsa 22-vjeçari është arrestuar për marrjen dhe shpërndarjen e produkteve të veprës penale.