Trupi i pajetë i një personi është gjetur pranë kalatave të terminalit të portit të Durrës, tek akuariumi.
Policia informon se trupi është i dekompozuar dhe se i përket një personi të seksit mashkull.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes. /Gazeta Liberale