Aktualitet

Gjekmarkaj: Rritja e rrogave për deputetët është e vonuar, ne nuk jemi si ato personazhet e realizmit socialist

Shkruar nga Liberale
Gjekmarkaj: Rritja e rrogave për deputetët është e vonuar,

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj reagoi lidhur me vendimin e Komisionit të Ekonomisë, pas ndryshmeve në projektligj, për rritjen e pagave edhe të deputetëve dhe ministrave.

Deputeti demokrat shprehet se kjo rritje është e vonuar megjithëse ka nga ata që i duan deputetët “hajdutë dhe pa dinjitet”. Në fakt, rritja e pagave të menjëhershme në disa kategori si mjekësia, u bë e mundur për të ulur korrupsionin në këtë sektor.

Unë nuk e përbuz popullin po nuk përbuz as veten. Nuk e gënjej atë e as veten. Rritja e rrogave të deputetëve është e vonuar, shumë e vonuar. Dikush e do deputetin me patjetër hajdut dhe pa dinjitet. Personalisht refuzoj të jem si njëra anë si tjetra e medaljes. Deputetët nuk janë nënkategori as personazhe të realizmit socialist që nuk u intereson vetja, familja, por vetëm kauza shoqëria, populli e vendi as kandrra as insekte pa sy gojë e veshë. Nuk ka arsye që të kompleksohen për të mbrojtur një të drejtë që ju takon kur ka një rritje të përgjithshme pagash. Populizmi është lënda e parë e demagogëve, por demagogji nëse e themi sipas Linkolnit nuk është gjë tjetër por aftësia për të mbështjellë idetë e vogla me fjalë të mëdha. Problem mbetet e padukshmja e jo transparenca”, shprehet Gjekmarkaj.

Ka një perceptim të gjerë në publik se politikanët janë “të gjithë të korruptuar”. Por pagat dhe rritja e tyre janë tjetër gjë dhe korrupsioni luftohet me të tjera mjete. Në kohë krize, rritja e pagave duhet të kishte nisur prej kohësh me shtresat në nevojë dhe të vazhdonte gradualisht. Kjo ishte në duart e politikanëve.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH