Aktualitet

Gazetarja: Ju tregoj shifrën e frikshme, sa paguajnë studentët në universitetet publike për çdo provim

Shkruar nga Liberale
Gazetarja: Ju tregoj shifrën e frikshme, sa paguajnë studentët

Gazetarja Sara Demushi është shprehur se shumica e pedagogëve që janë pjesë e universiteteve publike kërkojnë jo më pak se 200 euro, në mënyrë që studenti të marrë provimin. Kështu, në kërkesat e tyre të fundit për rritje pagash, ajo sheh si më problematike gjendjen e mjerueshme ku ndodhet studenti.

Edhe sipas denoncimeve të tjera, pedagogët i organizojnë qëllimisht tezat e vështira, dhe kalojnë kë të duan, vetëm pasi studentët paguajnë paratë. Ka raste në mënyrë arrogante dhe të papranueshme, kur ata e ngelin studentin, i thonë t'i drejtohet Strasburgut, nëse nuk pajtohen me vlerësimin. Studentët e kuptojnë arsyen se pse ngelin vetëm kur  paguajnë ryshfetin. Nuk është cilësia siç pretendohet, sepse nuk ka asnjë standard vlerësimi. Në universitetet publike ka studentë “të privilegjuar”, të cilët kanë “miqtë dhe paratë” ndaj edhe kalojnë pa problem dhe marrin nota të mira, të tjerë ngelin qëllimisht, sepse nuk kuptojnë “200 euroshin”.

Në këtë mënyrë ata mësohen me praktikën e ryshfetit dhe kur dalin në tregun e punës, nuk kanë zgjidhje tjetër veç të ndjekin praktikën e korrupsionit.

Këtë fenomen e dinë të gjithë. Studentët sorollaten prej vitesh dhe nuk u është dhënë kurrë zgjidhje.

Në një intervistë për Euronews Albania Sara Demushi tha se studentët përveç kostot e konvikteve, shtëpive me qira, librave apo ushqimit do të duhet të paguajë para dhe për provimin.

“Një koleg i imi bëri në rrjetet sociale ku pyeste studentët, se sa paguajnë për një provim për një provim. Nuk është  aftësia e studentit që nuk e merr atë provim, por është pedagogu i bindur se këtë provim do e marrë studenti vetëm me lekë. Ajo që  ishte  më e frikshme dhe ulëritëse është se një provim fillonte nga 200 euro e lartë. Kjo është shumë e tmerrshme. Flasim për universitetet publike. Studenti ka dhe kostot e sezonit (tarifat, transporti, qiratë, ushqimet) ” - tha ajo.

Para sezonit të ri akademik,  pedagogët e universiteteve publike kërkojnë rritje pagash, por nuk kanë menduar asgjë për studentët. Sikur më parë të hiqnin dorë nga ryshfeti, apo burokracitë?!  /Liberale.al/

https://youtu.be/ZdzoZb_vCe8?t=27

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH