Politikë

Gara për Tiranën/ Erion Veliaj kryeson me rreth 50 mijë vota më shumë se Belind Këlliçi

Shkruar nga Liberale
Gara për Tiranën/ Erion Veliaj kryeson me rreth 50 mijë vota

Në Bashkinë Tiranë nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 823 prej tyre.

Kandidati i PS, Erion Veliaj kryeson rezultatin e numërimit të votave me 54.30 % (137.886 vota).

Nga ana tjetër kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi e ndjek me 34.94 % (88.732 vota), pra Veliaj kryeson me rreth 50 mijë vota.

Ndërsa kandidatët e partive të tjera, konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.80% të votave.

Roland Bejko me 4.27%.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH