Aktualitet

Fshehu dënimin në Greqi, Balla për kryebashkiakun e Kuçovës: Të gjithë shqiptarët në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla

Shkruar nga Liberale
Fshehu dënimin në Greqi, Balla për kryebashkiakun e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit, i cili do të rikandidojë sërish në zgjedhjet e 14 majit.

Ky i fundit rezulton i dënuar me vendim gjykate në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit, por pavarësisht kësaj, Balla tha se, kjo gjë iu ka ndodhur të gjithë shqiptarëve që kanë emigruar.

“T’ja lëmë komisionerit të Zgjedhjeve që të bëjë verifikimet përkatëse. Mendoj se për kryetarët që kanë qenë në detyrë dhe që ushtrimi i formularit të dekrimializmit është bërë prej shumë kohësh, mendoj se organet ligjzbatuese kanë pasur kohën. Ligji ka fuqi prapavepruese. Vetëm ligji na mbron të gjithëve dhe interesin publik. Të gjithë shqiptarët që kanë qenë në emigracion mund të kenë pasur raste të tilla (Pyetet për Kreshnik Hajdarin). S’jam thelluar në këtë rast. Të lëmë institucionet të bëjnë detyrën e tyre", tha Balla.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH