Aktualitet

FOTOT nga Borshi/ “Unë kapa ‘peshkaqenin’ e vogël, SPAK të kapë peshqit e mëdhenj”

Shkruar nga Liberale

Kastriot Hajdini ka një jetë që lufton për pronat e familjes së tij në Borsh, ndërkohë që në këto 30 vite bregdetin e kanë zaptuar nga veriu deri në jug individë që ndoshta nuk e kishin parë ndonjëherë detin para se të bëheshin pronarë.

Janë paradokset e tranzicionit shqiptar dhe “bëmat” e mëdha të drejtësisë sonë.

Hajdini shpreson se drejtësia një ditë do të vihet në vend. Sidomos pas ndërhyrjes së SHBA, që po reformon sistemin e kalbur të drejtësisë.

Për të realizuar reformimin, SHBA ka përmendur shpesh kapjen e “peshqve të mëdhenj” nga politika të cilët lejuan edhe çuan në tjetërsimin e pronave.

Ndërkohë Kastriot Hajdini nuk i ndahet Borshit edhe pse e shoqëron brenga që nuk gëzon dot pronën e tij.  Ai në shenjë simbolike ka kapur një peshkaqen, i cili në fakt nuk është “peshk i madh” si ai që paralajmëron ambasada e SHBA-ve, por një peshkaqen i vërtetë.

Këtë kënaqësi e ka ndarë fillimisht me gazetarin Artan Hoxha që e ka takuar rastësisht në plazh, por edhe me gazetarë të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale Kastriot Hajdini thotë se: “Unë peshkaqenin e vogël e kapa, tani zonja Hajna dhe zoti Kraja të kapin peshkaqenët e mëdhenj ose të ikin "me nder" dhe t’u lënë vendin shqiptarëve të vërtetë”.

Hajdini ka shpërndarë fotot e peshkaqenit që ka kapur në Borsh, që është rreth 6.7 kg.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH