Presidenti i vendit, Ilir Meta ka mbledhur në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Siç duket edhe nga fotot, të pranishëm në mbledhje janë kryeministri Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryeprokurorja Arta Marku, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe disa nga ministrat e qeverisë.
Kjo mbledhje vjen në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme në tre qytete të Shqipërisë, për shkak të tërmetit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" ids="1107813,1107809,1107810,1107811,1107812"]