Aktualitet

FOTO/ Është i juaji, merrni bukë me vete dhe shijojeni pa para bregdetin shqiptar!

Shkruar nga Liberale

Kryebashkikau i Vlorës, Dritan Leli, një ditë pas kritikave publike që mori nga kryeministri Edi Rama, i cili i tha se është duke fjetur gjumë, u ka bërë thirrje pushuesve që t’i drejtohen Vlorës, ndoshta për të shpëtuar sezonin turistik që po përballet me një situatë të vështirë.

Vlora dhe jugu i Shqipërisë po përballen me dështimin më të madh të viteve të fundit, pasi janë braktisur masivisht nga pushuesit për shkak të çmimeve.

Kryebashkiaku i Vlorës duket se ia ka vënë fajin për këtë çmimeve të larta dhe të paarsyeshme të bizneseve, ndaj edhe ka kërkuar që pushuesit të vizitojnë Vlorën dhe të pushojnë në bregdetin e mrekullueshëm të Sazanit pa qenë nevoja të paguajnë para.

“Në Sazan nuk ka nevojë për shezlong. Është përvojë që lidhet vetëm me natyrën, historinë dhe kujtimet që do t'ju lërë”, - tha Dritan Leli, duke publikuar edhe një foto piktoreskte nga plazhi publik i Sazanit.

“Merrni ushqim me vete dhe mos lini mbeturina në plazh”, ka qenë thirrja e kryebashkiakut të Vlorës.

Më herët ka qenë kryeministri Edi Rama dhje deputetë socialistë ata të cilët publikuan imazhe nga plazhet publike të Himarës.

“Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike”, shkroi Rama. “Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët.”

Ndërkohë që këtë vit është vërejtur një fenomen që po dëmton turizmin shqiptar.

Pushuesit e huaj nuk kthehen më, pas një viti. Por edhe ata vendas po refuzojnë të frekuentojnë plazhet e jugut, për shkak të çmimeve aspak konkurruese. Emigrantët shqiptarë gjithashtu nuk janë kthyer këtë vit, nisur nga kriza e çmimeve, sidomos prej vështirësive të udhëtimit.

Ndërkohë, nga kjo situatë, kanë përfituar plazhet e Durrësit, të Shëngjinit dhe Velipojës, duke thithur të paktën ata që konsiderohen në çdo sezon “turistë patriotikë”. Kështu, në plazhet e veriut dominojnë pushues nga Kosova. Durrësi ka mbledhur pushues nga të gjitha trevat, përfshirë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duke afruar çmime më konkurruese se jugu i Shqipërisë, por edhe duke rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimit.

Gjatë muajit të fundit, qeveria po kërkon të joshë pushuesit që të bëjnë pushime pa qenë nevoja që ata të paguajnë kur nuk dëshirojnë, për të qëndruar dhe shijuar bregdetin shqiptar, i cili në fakt nga Velipoja dhe deri në Sarandë nuk është i askujt tjetër, veçse atij që emrin e ka: publik. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH