Dje në mbrëmje Kiara konfirmoi se ajo dhe Luizi do mbajnë një dasmë te madhe në finalen e "Big Brother VIP".
Ajo tha në Fan Club se, aktualisht po bën prova për fustanin, por shoqet e saj Xheni Karamani dhe Ina Cela kanë postuar vellon e një nuseje dhe pyesin kush do martohet.
Nuk dihet ende nëse do të jetë ky fustan me tyl e të qëndisura përzgjedhja e Kiarës për ditën e madhe apo jo. Kjo mbetet për t'u parë të shtunën.