Policia ka arrestuar ditën e sotme Ilir Selmanin, i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit që ekzekutoi me breshëri të gjata automatiku ish-policin Santjago Malko.
Sipas Abc News, ai u përgjua për disa muaj nga efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë,të cilët ndërhynë gjatë ditës së sotme duke realizuar arrestimin.
Atij iu gjet me vete një pistoletë me fishek në fole, e cila ishte gati për të qëlluar.
Selmani dyshohet se është pjesë e klanit Duka, i cili sipas prokurorisë përgatiti dhe ekzekutoi planin për eliminimin e Malkos.
Kamerat e sigurisë në zonën e “Xhamllikut” kanë kapur momentin kur Selmani mbledh bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta në zonën ku u ekzekutua ish-polici Malko.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë më datë 27 gusht të vitit të shkuar./Gazeta Liberale