Aktualitet

Flutura Açka skeptike për anëtarësimin në BE: Me këtë çetë në opozitë rruga ka pengesa

Shkruar nga Liberale
Flutura Açka skeptike për anëtarësimin në BE: Me

Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke një rrugë shumë e gjatë për deputeten e Partisë Demokratike, Flutura Açka. Në një postim në rrjetet sociale, ajo kujton se Shqipërisë iu deshën 15 vite nga Marrëveshja e Stabilizim Associimit për të hapur negociatat.

Sipas saj, banda në pushtet dhe çeta në opozitë, do të t'i krijojnë më shumë pengesa Shqipërisë drejt rrugës së integrimit evropian. Më tej, deputetja premton të bëjë pjesën e saj modeste, duke kërkuar prej gjithsecilit të bëjë pjesën e vet për ta parë vendin tonë brenda BE-së.

"Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associimit

Sa kohë akoma deri nē anëtarësimin e plotë në BE? Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë. Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa. Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë. Bëje edhe ti, kushdo qofsh!", shkruan Açka.

Pas hapjes së negociatave ditën e sotme, ka pasur reagime të shumta nga politikanët e secilës palë, por edhe nga figura politike ndërkombëtare. Mes tyre dhe më kritiku ka qenë reagimi i Johann wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar gjerman CDU, i cili deklaroi se disa kritere ende nuk janë përmbushur nga qeveria shqiptare.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH