Aktualitet

Flakët shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha me ullinj në Krujë

Shkruar nga Liberale
Flakët shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha me ullinj në

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonen pranë liqenit të Sharrës ku disa ha me shkurre janë shkrumbuar nga flakët, duke rrezikuar edhe banesat që ndodheshin pranë. Kanë qenë banorët e zonës që janë munduar që të shuajnë flakët me mjete rrethanore dhe kanë lajmëruar zjarrëfikëset.

Zjarrfikësit arriten që ta shuajnë flaket fillimisht duke e larguar rrezikun nga banesat përreth. Për neutralizimin e vatrës janë angazhuar 6 zjarrfikëse nga të gjitha stacionet.

Disa banorëve që kanë qenë më afër zjarrit u është kërkuar që të lënë shtëpitë deri ne normalizimin e situates.

Një tjetër vatër zjarri ështyë shënuar në Krujë. Mësohet se 1 ha ullishte eshte djegur totalisht. Vatra ka qene ne afërsi të varrezave të dëshmorëve. Sipas zjarrëfikësve dëmi i shkaktuar është i madh, pasi mbi 800 rrënjë ullinj janë shkrumbuar. Ekspertët thonë se të dy zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH