Aktualitet

"Fijet e majta të Reformës", hap sot Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Fijet e majta të Reformës", hap sot Gazetën Liberale

I përfolur si një nga kandidatët favoritë për postin e Inspektorit të Lartë  të Drejtësisë, Artur Metani dje mori miratimin e Kuvendit me 98 vota pro, edhe pse deputetja Eglantina Gjermeni do të abstenonte për shkak të konfliktit të interesit si motra e kreut të ILD-së, një nga institucionet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, që do të merret me hetimit dhe procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe anëtarëve të KLP dhe KLGJ.

Një lloj “Vëllai i Madh”, drejtuesi i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, do të vëzhgojë të gjithë pjesëtarët e sistemit të Drejtësisë së Re, për të shmangur pikërisht kapjen e saj nga bota e krimit dhe politika.

Ndonëse Metani nuk ka mbajtur post politik dhe ato me deputeten dhe ish-ministren Gjermeni janë lidhje gjaku, më herët ai ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit, nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë në qeverinë Rama.  Megjithatë   pozicioni i mëparshëm si këshilltar ligjor në presidencë, konsiderohet politik.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH