Globi

Ferrari përplaset me makinën e policisë, në mes të kryeqytetit

Shkruar nga Liberale

Katër persona u plagosën në një aksident automobilistik në Milano, ku u përfshinë një Ferrari dhe një patrullë e policisë bashkiake.

Makina e policisë bëri disa rrokullisje dhe u përmbys pas përplasjes. Në imazhet e LaPresse mund të shihet patrulla e policisë lokale, e përmbysur ndërsa në Ferrari ka pësuar dëmtime nga ana e parme. Për të dyja makinat janë hapur “airbags”, çka ka bërë që të të mos ketë viktima apo lëndime njerëzish. Aksidenti ka ndodhur në një nga zonat më të populluarat e Romës, ku edhe kalimtarët kanë shpëtuar mrekullisht.

Personat e përfshirë në aksident janë dy djem të moshës 25 dhe 28 vjeç dhe dy burra të moshës 33 dhe 34 vjeç, të gjithë me dëmtime të lehta. Policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me aksidentin, nëse ishte faji i Ferrarit apo i policisë bashkiake. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH