Aktualitet

Falsifikim vizash për SHBA e Kanada, shoqërohen 20 persona

Shkruar nga Liberale
Falsifikim vizash për SHBA e Kanada, shoqërohen 20 persona

Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në polici, ku për shumicën e tyre Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që falsifikojnë viza e dokumente identifikimi.

Operacioni i shtrirë në qarqet Korçë, Fier dhe Tiranë dhe disa qytete të tjera, është vijimësi i dy aksioneve të mëparshme.

Personat falsifikonin viza dhe dokumente identifikimi me qëllim trafikimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada apo vende të BE-së.

Ndërkohë, përfituesit nga kjo skemë përdornin si vendkalim dhe pika të tjera kufitare përveç Rinasit.

Burimi: BW

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH