Aktualitet

'Europa Nostra' reagon pas shembjes së Teatrit: Trishtim i thellë

Shkruar nga Liberale
'Europa Nostra' reagon pas shembjes së Teatrit: Trishtim i

Një ditë pas shembjes së Teatrit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën me dije se është komunikuar në nga organizata Trashëgimisë në Bashkimin Europian, “Europa Nostra”.

Në mesazhin e saj Europa Nostra ka vlerësuar qëndrimin e artistëve kundër shembjes së Teatrit ndërsa shkruan: “Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur”.

Mesazhi:

Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,

Sneška

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH