Aktualitet

“Popullsia pësoi rënien më të madhe që nga lufta e dytë botërore”, ‘receta’ e Jorida Tabakut për shërimin sa më të shpejtë të Shqipërisë

Shkruar nga Liberale
“Popullsia pësoi rënien më të madhe që nga lufta

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se sot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, e cila po i humb çdo ditë mundësitë është emigracioni, prandaj edhe “sot sfida kryesore që ka politika është emigracioni”.

-“Ilaçi për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia”, shprehet Jorida Tabaku, përmes një postimi në profilin e saj Fecebook, kurse më tej shton se, “shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social”.

Situata me këtë qeverisje sa vjen dhe bëhet me alarmante sepse, sipas Tabakut, “në vitin 2022 Shqipëria pësoi rënien më të madhe të popullsisë, që nga lufta e dytë botërore”.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 1,3% në 2022 rënia më e madhe që nga lufta e dytë botërore dhe fatkeqësisht sot po largohen të rinjtë dhe farca aktive e punës.

7.% e të larguarve janë të rinj, pjesë e shtresës së mesme të arsimuar e pjesë e një grupi të jashtëzakonshëm që duhej të ishte forca kryesore për ndryshim.

Varfërimi Shqipërisë nis që nga momenti i braktisjes së vendit ng arinia dhe nga plkaja e shpejtë.

Shifrat për krizën demografike janë aty përpara syve të ccdokujt, përpara tavolinës së qeverisë që refuzon të pranojë realitetin.

Shkaqet e emigrimit mbeten të njëjta prej mbi 10 vjet; korrupsioni, mungesa e lirisë ekonomike, zhdukja e mobilitetit social.

Ilaçi për sëmundjen e emigracionit mbetet lufta kundër korrupsionit, tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia.

Nuk mund të ndërtojmë një Shqipëri europiane nëse minojmë demokracinë dhe tregun e lirë, nëse subvencionojmë korrupsionin dhe mbështesim kleptokracinë.

Sot sfida më e madhe që ka ekonomia shqiptare, që po i humb çdo ditë mundësitë është emigracioni, sot sfida kryesore që ka politika është emigracioni!

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH