Aktualitet

Shembja e Teatrit/ Gjoni: Të ngrihet Komision Hetimor Parlamentar

Shkruar nga Liberale
Shembja e Teatrit/ Gjoni: Të ngrihet Komision Hetimor Parlamentar

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka kërkuar Komision Hetimor Parlamentar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

"Ka shumë hije, dritë hije, për të bindur këshilltarët bashkiakë dhe procesit të transmetimit të pronësisë tek Bashkia.

Unë dua t’ju kërkoj që bazuar në rregulloren e Kuvendit të pezulloni seancën për të ngritur një Komisionit Hetimor Parlamentar dhe të merren të gjitha faktet, nga të gjitha palët dhe të zbardhet kjo ngjarje që ka nxjerrë gjithë këtë mllef. Vetofrohem të jem kryetar. Mos qesh Taulant, mos qesh kryetar. Taulant Mos qesh, nuk mund të vijë dikush në emër të mullarëve të kashtës të vijë në Tiranë të më japë mend mua për Teatrin me kashtë. Ajde ta hetojmë.”, tha Gjoni.

Ruçi i është përgjigjur që do ketë një interpelancë kurse e ka ftuar Gjonin të bëjë kërkesë për Komision Hetimor Parlamentar.

"Dje në Konferencën e Kryetarëve nga grupi demokrat do të ketë interpelancë me qeverinë. Sapo të vijë në institucionet parlament, dhe të keni të drejtën e shprehjes në interpelancë

Lidhur me komisionin hetimor ushtroni të drejtën, bëni kërkesë, kur të vijë në seancën më të parë do të shqyrohet.”,  iu përgjigj Ruçi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH