Aktualitet

Vinte baste sportive me aparat celular, arrestohet i riu në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Vinte baste sportive me aparat celular, arrestohet i riu në Tiranë

Një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit është goditur në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me incialet J. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili pasi u kap në një lokal në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”.

Njoftimi i policisë:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”. Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, me aparat celular. Sekuestrohet aparati celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

J. K., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH