Arte

PIKTURA E DITËS: "Aleksandri i Madh", si SOT më 22 Korrik të vitit 356, lindi GJENIU më i madh ushtarak

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Aleksandri i Madh", si SOT më 22 Korrik

Vepë e realizuar nga Gaspare Dizianit, e shekullit  XVIII

Në vitin 356, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.

Kjo datë ka mbetur e fiksuar sepse atë natë u dogj tempulli i njohur i perëndeshës Artemisa në Efesos. Plutarku shkruante se, të gjitha falltaret e Efesit, pasi vështruan rrënojat e tempullit, rendën nëpër rrugë duke thirrur: …”ky ishte sinjali i lindjes së atij që do të shkatërronte të gjithë Azinë”.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë është konsideruar një nga figurat më të shkëlqyera dhe më të habitshme të krejt historisë antike botërore.Duke qenë i pakrahasueshëm dhe unik Aleksandri i Madh ka tronditur kujtesën e shekujve dhe rreth emrit të tij janë krijuar legjenda nga më të pabesueshmet, shumë epose poetikë, shumë vepra artistike në artet pamore, në letërsi etj.

I njohur ndër Shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri ka qenë biri i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt, princeshës epirote – Olimpisë., e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të Antikitetit. 

Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Heraklesit (heroit më të madh mitik grek) dhe Neoptolemit (djalit të heroit legjendar Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve). Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij.

Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 pr.e.s. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.

Aleksandri i Madh është përgjegjës për lindjen e një periudhe të tërë historike, i njohur gjerësisht si periudha helenistike. Gjatë kësaj kohe, ndikimi grek kulturor dhe pushteti ishte në kulmin e saj në Evropë, Afrikë dhe Azi. Kultura greke bëri progres në eksplorim, letërsi, teatër, arkitekturë, muzikë, matematikë, filozofi, dhe shkencë.

Taktikat dhe strategjitë e Aleksandrit të Madh, studiohen ende në akademitë e sotme. Nga fitorja e parë, në moshën 18-vjeçare, deri në vdekje, ai nuk humbi asnjë betejë.

 

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH