Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të 19-vjeçarit, Klevi Qosja. Ngjarja ka ndodhur dje në në lagjen nr.17 qytetin bregdetar.
Policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi 20-vjeçari me inicialet J. M., banues në Kavajë. Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë shtetasi A.T., 34 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë sherrit ata kanë goditur me sende të forta shtetasin D.M., 16 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”./Gazeta Liberale