
Gjykata e Fierit ka lënë në burg 26-vjeçarin Musa Gudo i akuzuar për përdhunimin e një të reje, ngjarje e ndodhur më 5 maj në këtë qytet.
Mësohet se pasi janë dëgjuar palët, gjykata vendosi arrest me burg për Gudën, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij, Orges Aliçani 25 vjeç, ka vendosur detyrim paraqitje çdo të hënë.
Ata akuzohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim. /Gazeta Liberale