Një aksident i rëndë ka ndodhur në Berat, ku si pasojë ka humbur jetën një 28 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, ku shtetasi Klajdi Merkaj, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.
"Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.